Partizani arriti të triumfonte në transfertë ndaj gjeorgjianëve të Saburtalos, me rezultatin 0-1, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt raundin të dytë të Ligës së Konferencës.
Goli i Tedi Carë në minutën e 47-të, i dhuroi një fitore të artë “demave” të Dritan Mehmetit.
Në sfidën e kthimit që do të zhvillohet pas 1 jave, Partizanit nuk i mbetet gjë tjetër veç se të menaxhojë këtë triumf.
Për sa i përket statistikave të ndeshjes, Partizani regjistroi në total 3 goditje në portë, nga të cilat 2 shkuan në kuadrat.
Ndërkohë që vendasit regjistruan 12 gjuajtje në total dhe 6 ishin në kuadrat. Një Partizan cinik mund të themi, që arriti të merrte fitoren e artë.