Pas 16 viteve punë, pensionohet Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi

Pas 16 viteve punë, pensionohet Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka njoftuar se seanca e sotme është e fundit në të cilën merr pjesë Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Konjufca e ka falenderuar Krasniqin për kontributin 16-vjeçar, derisa i ka uruar pensionimin. I njëjti është duartrokitur nga gjithë deputetët që ishin të pranishëm në seancë.

“Kjo është seanca e fundit në të cilën merr pjesë Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi. Ne e falenderojmë atë për kontributin e deritashëm 16 vjecar edhe i dëshirojmë pensionim të qetë dhe të mbarë. Jetë të gjatë dhe ne i urojmë shëndet”, ka thënë Konjufca.

Edhe përfaqësues të partive tjera politike e falemnderuan Krasniqin për punën e bërë ndër vite. / Gazeta Enigma.

Related Articles