Teuta e Durrësit është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2020/2021, pas fitores me rezultat të thellë 6-1, ndaj Apollonisë së Fierit në xhiron e fundit në Superligë.
Teuta shpallet kampione e Shqipërisë duke u pozicionuar në vendin e parë me 66 pikë, po aq sa ka Vllaznia e Shkodrës që ka gol dallim më të dobët.
Pas 27 viteve pritje, Teuta ka siguruar titullin e dytë në histori të klubit.
Sezoni i fundit që e kishte fituar titullin e kampionit ishte viti i largët 1994.
Vllaznia mposhtu 2-0, Laçin, por kjo fitore ishte e pavlefshme për ta.