Pas gati dy dekadash, kasti original i dramës së suksesshme romantike, “Pasion de Gavilanes”, i bashkohet pjesës së re të kësaj historie që do të shfaqet vitin e ardhshëm në Telemundo.
Në një njoftim për shtyp, faqja zyrtare konfirmoi nisjen e xhirimeve të “Pasion de Gavilanes II” me kthimin e pritshëm të yjeve të sezonit të parë.
Midis tyre, Mario Cimarro, Danna Garcia, Juan Alfonso Baptista, Natasha Klauss dhe Paola Rey. Gjithashtu do të bashkohen edhe Zharick Leen, Kristina Lilley, Carmenza Gonzalez dhe Tatiana Jauregui.
Seriali, i cili rrëfen jetën pasionante dhe të trazuar të familjeve Reyes dhe Elizondo, filloi transmetimin e tij rreth 20 vite më parë.
Përveç kësaj, tregohet se këtij sezoni të ri do t’i bashkohen aktorët Bernardo Flores, Sebastian Osorio dhe Juan Manuel Restrepo.
Kasti plotësohet nga: Sergio Goyri, Camila Rojas, Alejandro Lopez, Yare Santana, Jeronimo Cantillo, German Quintero, Constanza Hernandez, elngel de Miguel, Boris Schoemann, Jacobo Montalvo, Jhonatan Bedoya, Valeria Caicedo, Katherine Porto dhe varlvaro Garcia.
“Pas suksesit botëror të sezonit të parë, ne jemi të ngazëllyer për të filluar prodhimin e Pasion de Gavilanes II dhe do të jemi në gjendje të ribashkojmë kastin origjinal 20 vjet më vonë për të vazhduar këtë histori të mrekullueshme”, tha presidenti i Telemundo, Marcos Santana, në një deklaratë.
Sipas informacioneve, “Pasion de Gavilanes” është një nga serialet më të njohura në Telemundo, në të cilin tregohet historia e paharrueshme e Juan, Oscar dhe Franco Reyes, tre vëllezër që paraqiten si punëtorë të fermës për të infiltruar në jetën e familjes Elizondo.
Sezoni i parë u shfaq në vitin 2003, duke u bërë një nga serialet më të suksesshëm me shpërndarje në më shumë se 120 tregje ndërkombëtare. /Gazeta Enigma/