Ferizaj dhe Gjilani janë ndarë në paqe në kuadër të xhiros së dhjetën në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja përfundoi 1-1, me Ferizajn e cila në pjesën e parë shkoj në epërsi, kurse gjilanasit barazuan në fund të ndeshjes, raporton Gazeta Enigma.
Pas ndeshjes, kryetrajneri i Ferizajt, Arbnor Morina, ka dhënë dorëheqje.
Gjithashtu tashmë dorëheqje ka dhënë edhe Drejtori Sportiv i klubit, Agron Selmani.
Selmani përmes një njoftimi në profilin e tij ka thënë se klubi ka nevojë për energji të re.
Më poshtë e gjeni postimin e Agron Selmanit: /Gazeta Enigma/