Pas arrestimit, Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares, sillet në stacionin policor në Ferizaj

Pas arrestimit, Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares, sillet në stacionin policor në Ferizaj

Pas arrestimit, Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares, sillet në stacionin policor në Ferizaj, raporton Gazeta Enigma.

Krivaqa u arrestua pas dy dite në arrati.

Kjo u bë e ditur nga majori i Policisë në rajonin e Ferizajt, Mehmet Alihajdini, cili tha se Krivaqa u arrestua në Sojevë.

LEXO EDHE: Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares

Ndryshe, 18-vjeçarja ishte rrahur fizikisht nga dy të rinj, Arbër Sejdiu dhe Dardan Krivaqa deri në momentet kritike ku edhe ka humbur jetën.

Sejdiu dhe Krivaqa të dielën e 22 gushtit e kishin dërguar të ndjerën në spital pa shenja jete, derisa Sejdiu ishte kapur menjëherë nga Policia, ndërsa Krivaqa ishte arratisur.

Kurse, sot pas dy dite nga ngjarja që tronditi vendin, prokuroria iu ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të dyshuarve.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles