Pas bisedës së shkurtër që kanë zhvilluar me KFOR-in amerikan, përfaqësuesit e Listës Serbe dhe protestuesit në Leposaviq, janë parë duke shkuar te oborri i kishës.
Serbët po mblidhen për të folur lidhur me bisedën që patën me KFOR-in.
https://streamja.com/embed/0ZEna
Ndryshe, Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me gjendjen në tri komunat veriore, ku po vazhdojnë protestat për të tretën ditë.
Sipas Policisë, “situata aktualisht vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë”, raporton Express.
Policia ka thënë se po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante.
Lidhur me rastet e djeshme, Policia ka thënë se njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore.
“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante. Njëkohësisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastet dhe zhvillimet e djeshme. Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.