Pas dyshimeve për helmimin e qindra qytetarëve, ndalet uji në disa fshatra të Deçanit

Pas dyshimeve për helmimin e qindra qytetarëve, ndalet uji në disa fshatra të Deçanit

Qindra qytetarët të Deçanit mbrëmë dhe sot janë duke kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë komunë, mbi dyshime se janë helmuar nga uji i pijes, raporton Gazeta “Enigma”.

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se Shtabi Emergjent i kësaj komune ka vendosur që të ndërpres furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra, pas dyshimeve se qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijshëm.

Sipas tij, në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri, do të ndërprehet rrjeti i ujësjellsit deri nesër kur edhe do të dalin analizat nga instituti.

LEXO EDHE: Detaje të reja nga Deçani, ku dyshohet se u helmuan mbi 100 persona nga uji

Ramosaj ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ka shtuar kapacitetet dhe po punon për t’i dal në ndihmë qytetarëve.

Shkrimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, pas gjendjes së krijuar sot ku shumë qytetarë kanë pasur simptoma të helmimit, edhe pse ende nuk dihet arsyeja e helmimit, Shtabi Emergjent mbajti  një takim dhe u vendos që;

– Në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri, të nderprehet rrjeti i ujësjellsit deri nesër ku edhe dalin analizat nga instituti.

– Stafi i QKMF-së ka shtuar kapacitetet dhe po punon pa ndal në ndihmë të qytetarëve të komunës sonë.

– Barnatoret edhe pse ditë e Diel të gjitha  janë të hapura.

Ju dëshiroj shërim të shpejt të gjthë qytetarëve që kanë simptoma të helmimit, ju lus ta merni me qetësi pasiqë gjendja është nën kontroll dhe stabile!

BR

Related Articles