KB Drita po vazhdon me hapa të sigurt ndërtimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Pas emërimit të trajnerit Dritëro Sefaja, klubi ka zyrtarizuar afrimin e një lojtari kyç nga Kerasan Prishtina – Adhurim Alijaj.
Alijajn ishte top-lojtari i ekipit të tij të mëparshëm, dhe pritet të ketë rol të rëndësishëm në skemat e Dritës.
KB Drita, ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, pas emërimit të trajnerit Dritero Sefaja, ka nisur të vazhdojë bashkëpunimin me lojtarët kyç dhe njëkohësisht të forcojë skuadrën për sezonin e ri.
Sot, klubi ka zyrtarizuar afrimin e një lojtari që vjen me përvojë të vlefshme nga ekipet KB Keku ,KB Kosovari, KB Prishtina.
Ky transferim pritet t’i japë më shumë stabilitet dhe forcë repartit të brendshëm të KB Dritës.
