Pas Escobarit, edhe një këshilltar i Blinkenit shkon për vizitë në Bosnjë

Pas Escobarit, edhe një këshilltar i Blinkenit shkon për vizitë në Bosnjë

Këshilltari i lartë politik i sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Derek Chollet do të mbërrijë në Sarajevë të hënën.

Chollet në Departamentin e Shtetit kryen detyra nga një gamë të gjerë çështjesh dhe detyra të veçanta diplomatike nën drejtimin e sekretarit dhe më parë ka mbajtur poste në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Mbrojtjes së ShBA.

Nga viti 2012 deri në vitin 2015, ai ishte Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së për Sigurinë Ndërkombëtare, ku drejtoi politikën e mbrojtjes së ShBA-së ndaj Evropës, Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Hemisferës Perëndimore, raporton Avaz.

Chollet, përpara se të bashkohej me Pentagonin, shërbeu në Shtëpinë e Bardhë si asistent special i presidentit dhe drejtor i lartë i planifikimit strategjik në stafin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC).

Nga viti 2009 deri në vitin 2011, ai ishte zëvendësshef i Stafit për Planifikimin e Politikave të Departamentit të Shtetit. Ai shërbeu në ekipin e tranzicionit Biden-Harris të Departamentit të Shtetit në vitin 2020, si dhe në ekipin e tranzicionit Obama-Biden (Obama-Biden) 2008.

Edhe zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vizituar Bosnjë dhe Hercegovinën, në kohën e rritjes së shqetësimeve se Republika Sërpska mund të largohet nga institucionet.

Escobar atje është takuar me zyrtarë të lartë dhe mesazhi kryesor i vizitës së tij ishte se nuk do të ketë luftë./Gazeta Enigma/

Related Articles