Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai ka takuar homologën e tij, ministren Donika Gërvalla e cila për takimin tha se është mundësi e thellimit dhe bashkëpunimit dypalësh.
E pas takimit me Gërvallën, Bettel është pritur nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Bettel më vonë do të pritet edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. /Gazeta Enigma