Ish-kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se të hënën do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sot, me disa kolegë deputetë, udhëtoj për Washington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan — një ngjarje vjetore që mbledh politikanë nga shumë vende të botës”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai ka njoftuar se gjatë tri ditëve të qëndrimit në Washington do të takojë kongresistë e senatorë të ndryshëm.
Përpos Hotit, drejt ShBA-ve është nisur edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po ashtu do të marrë pjesë në ceremoninë “Lutjet e Mëngjesit”./ Gazeta Enigma.