Pas humbjes, Berisha akuzon Ramën

Pas humbjes, Berisha akuzon Ramën

Pasi folën dhe avokatët nga Apeli, që ndodhet rreth 200 metra nga selia blu, Sali Berisha, humbësi në këtë betejë, doli me një fjalim të përgatitur para mediave.

Ishte një seancë e gjatë ajo e Apelit, por për Berishën, vendimi ishte marrë kohë më parë.

“Gjykata lexoi atë që kishte përgatitur me kohë nga Rama!”, tha fillimisht Berisha.

Vendimi ngre shumë pyetje për hapat që do të ndjek Berisha në vijim, nëse ai do të lërë selinë blu apo çfarë rruge do të ndjek me kandidatët e tij për 14 majin.

PD sot është një parti me ë fuqimshme se kurrë. Ajo do të mbledh forumet e saj dhe do të merren të gjitha vendimet e duhura”, vazhdoi ish-kryeministri.

Pa fituese e këtij procesi, ajo e Enkelejda Alibeaj ishte më e heshtur në pritjen e saj. Dhe reagmi pas vendimit po ashtu.

 “Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë”, shkruan Alibeaj, shkruan abcnews.

Ajo thumboi Berishën dhe kandidatët e tij për 14 majin, ndërsa u bëri ftesë demokratëve që të bashkohen.

 “Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve”, shtoi kryetari i komanduar.

Mes dy palëve qëndron dhe Ilir Meta, gjithmonë në krah të Berishës. Një reagim, me një foto të protestës, shpërndau dhe ai pas vendimit.

“Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij”, përfundoi ai.

Kreu i Partisë së Lirisë megjithatë thotë se përballë Ramës, do të ketë një opozitë më të motivuar dhe më të organizuar.

Related Articles