Pak minuta pas humbjes nga Ballkani, mediumet kroate kanë publikuar sondazhe për shkarkimin e trajnerit të Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviq.
Pothuajse, të gjitha sajtet kroate kanë bërë sondazhe të tilla dhe pothuajse të gjithë votuesit, kanë votuar për shkarkimit e Jakiroviqit.
Bazuar në këtë, mediumet kroate po shkruajnë se humbja nga Ballkani pritet t’i kushtojë me shkarkim trajnerit Jakiroviq.
Ky i fundit, ka marrë kritika të mëdha për paraqitjen e dobët të Dinamos në Prishtinë, ku u mposht 2:0 nga Ballkani në kuadër të Grupit C të Ligës së Konferencës.