Pas humbjes nga Polonia, Shqipëria synon të “rikuperohet” dhe të fitojë sot përballë Hungarisë

Pas humbjes nga Polonia, Shqipëria synon të “rikuperohet” dhe të fitojë sot përballë Hungarisë

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës në kuadër të kampanjës eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2020”.

Pas humbjes nga Polonia (4:1), kuqezinjtë zhvillojnë sonte një tjetër ndeshje.

Në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan, Shqipëria do të luajë përballë Hungarisë.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin I eliminator dhe luhet nga ora 18:00.

Shqipëria pas tri ndeshjeve të zhvilluara në grupin I ka gjashtë pikë, kurse Hungaria pas dy ndeshjeve ka shtatë sosh.

Në tri përballjet e fundit direkte, hungarezët ishin më të mirë duke i fituar të tria ndeshjet.

Related Articles