Pas katër ditësh kërkimi, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, se ka gjetur mërgimtarin me prejardhje nga Kaçaniku, raporton Gazeta “Enigma”.
Mërgimtari që jeton në Austri është gjetur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, përkatësisht në një restaurant.
Lajmin për gjetjen e tij e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës në Policinë Rajonale të Ferizajt.
“Rreth orës 13:42 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj,është gjetur personi në fjalë, qytetarët e kanë njoft, policia e kanë marrë e kanë dërgu në stacion, por fillimisht e kanë dërgu në qendrën ambulantore me shiku a e ka gjendjen mirë pastaj me intervistu”, tha Veseli për Gazeta “Enigma”.
I pyetur nëse mërgimtari është në gjendje të mirë shëndetësore, Veseli ka thënë se ndonëse dukej mirë në pamje të parë, ai është dërguar në kontroll mjeksore.
Për zhdukjen e tij ka njoftuar sot policia me anë të raportit 24-orësh, teksa arsyet e largimit nga shtëpia mbeten akoma të panjohura./Gazeta Enigma.