Pas kufizimit të hapësirës, mediat bojkotojnë seancën e Kuvendit të Kosovës

Pas kufizimit të hapësirës, mediat bojkotojnë seancën e Kuvendit të Kosovës

Pas vendosjes së shiritit të zi mediat kanë vendosur që të bojkotojnë seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kjo hapësirë është shfrytëzuar nga kameramanët, gazetarët dhe fotografët që të raportojnë për seancat e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, pak më parë në ballkonin ku qëndrojnë mediat në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, është vendosur një shirit i zi, duke i zhvendosur mbrapa gazetarët, kameramanët dhe fotografët të cilët përcjellin punën në këtë institucion.

Këtë shirit e kanë vendosur administrata e Kuvendit, ndërsa arsyet e saj nuk dihen.

Telegrafi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga kabineti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk janë të qasshëm.

Related Articles