Pas lëndimeve të shumta në ring, vdes boksieri (VIDEO)

Pamjet shqetësuese që u shfaqen dje kur boksieri profesionist, Simiso Buthelezi, humbi kontrollin në meç duke bërë gjeste të pakontrolluara, ka humbur jetën sot.

Buthelezi po boksonte për titullin e Afrikës në kategorinë e lehtë në versionin BF kundër Siphesihle Mntungëa kur humbi kontrollin dhe gjyqtari ndërpreu meçin.

Ai ishte vendosur në komë artificiale, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve që mori në kokë.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se Simiso Buthelezi ka humbur jetën”, ka njoftuar Federata e Boksit të Afrikës së Jugut.

Related Articles