Pas njoftimit për grevë: Bahtiri priti në takim këshillin protestues të Trepçës

Pas njoftimit për grevë: Bahtiri priti në takim këshillin protestues të Trepçës

Pas njoftimit për grevë të minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur sot në takim këshillin protestues si dhe  Rafet Ibishin, ushtrues i detyrës së kryeshefit të minierës, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se në këtë takim  është diskutuar  për pakënaqësitë e protestuesve lidhur me procesin e fundit të punësimit në kombinatin “Trepça”, duke kërkuar sistemimin e tyre në punë.

LEXO EDHE: E konfirmojnë për Gazetën “Enigma”: Mbi 350 minatorë të Trepçës në grevë, kërkojnë pagat e tyre

Këshilli protestues ka kërkuar nga kryetari Bahtiri mbështetje në adresimin e kërkesë së tyre në instancat më të larta duke theksuar se ekziston përkrahja nga menaxhmenti aktual i kombinatit “Trepça”, dhe nga Sindikata e punëtorëve të kombinatit “Trepça”, por emëruesi i përbashkët i zgjedhjes së problemit është vullneti i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari Bahtiri ka ofruar mbështetjen e tij, duke theksuar që në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tij si kryetar i komunës do të angazhohet që këtë kërkesë ta delegoj tek institucionet kompetente./Gazeta Enigma.

Related Articles