Në një kohë kur rastet me variantin e ri Omicron janë në rritje, presidenti amerikan, Joe Biden, po përgatitet të shpallë masa të rrepta, për të frenuar përhapjen e virusit në prag të festave të fundvitit.
“Presidenti do t’i shpallë të martën masat e reja qeverisë për të ndihmuar shtetet që kanë nevojë për ndihmë”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për NBC News.
“Joe Biden pritet të marrë masa shtesë, duke paralajmëruar masa kufizuese për qytetarët që kanë zgjedhur të mos vaksinohen kundër Covid-19,” tha zyrtari, raporton oranews.
“Masat e reja vijnë mes rasteve në rritje të Covid-19 dhe thirrjeve nga zyrtarët federalë të shëndetësisë për tu vaksinuar të gjithë ata që nuk janë vaksinuar tashmë”, shtoi ai. / Gazeta Enigma.