Pas reagimeve të raportit për rastin Dehari, Prokuroria paraqet pesë konkluzione të Institutit zvicëran

Pas reagimeve të raportit për rastin Dehari, Prokuroria paraqet pesë konkluzione të Institutit zvicëran

Prokuroria Speciale ka publikuar pesë gjetjet e ekspertisës shtesë për rastin Dehari, pas akuzave të Ministres Albulena Haxhiut, Ministrit Xhelal Sveçla dhe Vetëvendosjes, të cilët thanë se Prokuroria ka manipuluar me publikimin e vetëm dy prej gjetjeve.

Prokuroria ka thënë se në asnjë mënyrë nuk ka manipuluar me prova, por vetëm se ka prezantuar mendimin dhe konstatimin e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicërr.

“Andaj, kushdo që ka ndonjë dyshim mbi këto përfundime, le t’i drejtohet Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës për informacione shtesë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, siguron qytetarët se me seriozitet do ta trajtoj rastin në mënyrë të pavarur dhe profesionale deri në zbardhjen e plotë të rastit Dehari. Po ashtu, i sigurojmë opinionin se Prokuroria Speciale në asnjë mënyrë nuk do të ndikohet nga askush që pretendon të ndërhyj në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, siguron qytetarët se me seriozitet do ta trajtoj rastin në mënyrë të pavarur dhe profesionale deri në zbardhjen e plotë të rastit Dehari”.

“Prokuroria Speciale siguron opinionin se në asnjë mënyrë nuk ka manipuluar me prova, por vetëm se ka prezantuar mendimin dhe konstatimin e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicërr. Andaj, pretendimet tendencioze dhe dashakeqe të Ministres së Drejtësisë, karshi Prokurorisë Speciale janë të paqëndrueshme si dhe kanë për qëllim dezinformimin dhe manipulimin e opinionit publik”.

Ndër të tjera, nga Prokuroria thonë se “çfarëdo iniciative për të goditur institucionet e pavarura të drejtësisë është jo e drejtë dhe ka për qëllim që të ulë besimin e qytetarëve në institucionin e Prokurorit të Shtetit”.

Related Articles