Pas reshjeve të shiut në Deçan, automjeti bllokohet në rrugë

Pas reshjeve të shiut në Deçan, automjeti bllokohet në rrugë

Reshjet e shiut në rajonin e Deçanit kanë bërë që në një pjesë të rrugës të ketë edhe vërshime.

Si pasojë e vërshimeve, një numër i qytetarëve kanë mbetur të bllokuar në atë zonë.

Në kilometrin e gjashtë në rrugën Deçan-Plavë, sipas një faqeje lokale, ka dalur edhe i pari i Deçanit Bashkim Ramosaj.

Ai u pa në vendin e ngjarjes, teksa uji kishte vërshuar një pjesë të kësaj zone.

Në këtë rrugë po ashtu është parë se një kamionetë ishte bllokuar pasi dheu e gurët janë bartur nga uji.

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj qëndroi fizikisht afër qytetarëve për të ju dal në ndihmë pasi që ishin bllokuar në kilometrin e gjashtë në rrugën Deçan – Plavë nga një vërshimë e shkaktuar sot nga reshjet e fundit të shiu!Te lumte kryetar Bashkim Ramosaj ????Posted by Deçani on Friday, July 9, 2021

Related Articles