“Pas sulmit në Banjskë, Radoiçiq i ka marrë nga qeveria serbe 8.5 milionë euro”

“Pas sulmit në Banjskë, Radoiçiq i ka marrë nga qeveria serbe 8.5 milionë euro”

Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur për pasurinë e terroristit dhe organizatorit të sulmit të Banjskës, Milan Radoiçiq, dhe përfitimet që ai thuhet se ka marrë nga Qeveria e Serbisë.

Tahiri në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka thënë se vetëm disa ditë pas sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq ka marrë një shumë prej 8.5 milionë euro nga qeveria serbe.

“Radoiçiq për një kohë është konsideruar si njeriu më i pushtetshëm i nëntokës politike dhe parapolitike për sa i përket serbëve të Kosovës dhe ai ka qenë pikë reference politike por më vonë janë kuptuar qëllimet e tij, çfarë ndikimi ka në Serbi”.

“Vetëm disa ditë pas sulmit terrorist në Banjskë, Qeveria e Serbisë, siç shkruan portali i pavarur “Radar”, i ka ndarë një firme të Radoiciqit, pa e ditur për çka një shumë prej 8.5 milionë euro”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Tahiri tha se Radoiçiq aktualisht jeton në një prej lagjeve më luksoze të Serbisë, ndërsa pushteti i tij ekonomik dhe politik po rritet në Serbi, por në Kosovë i kanë humbur pas marrjes së përgjegjësisë për sulmin në Banjskë.

Related Articles