Ish-presidenti amerikan, Donald Trump sot është sulmuar nga një 20-vjeçar, teksa po mbante fjalimin e tij në një tubim.
Për rastin ka reaguar ish-zonja e parë Melania Trump.
Ajo bëri thirrje vendit që të zbus retorikën e ashpër dhe të promovojë unitetin.
“Kur pashë atë plumb të dhunshëm që goditi burrin tim, Donald, kuptova se jeta ime dhe jeta e Barron ishin në prag të ndryshimit shkatërrues. Unë u jam mirënjohës agjentëve të guximshëm të Shërbimit Sekret dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit që rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur burrin tim”, shtoi gruaja e ish-presidentit, raporton CNN, transmeton Gazeta Enigma.
Tutje ajo shprehu ngushëllime për familjet e të vrarëve dhe të plagsurëve nga ky incident. /Gazeta Enigma