Pas Sunny Hillit, Tirana bëhet sponsor zyrtar i “Doku Fest”

Pas Sunny Hillit, Tirana bëhet sponsor zyrtar i “Doku Fest”

Bashkia e Tiranës edhe zyrtarisht është bërë sponsor zyrtar i festivalit të filmit “Doku Fest” që mbahet çdo vit në Prizren.

Kjo ende pa u bërë as 24 orë prej zhvendosjes së festivalit muzikor “Sunny Hill, nga Prishtina në Tiranë

Kjo u bë e ditur nga kryetari Erion Veliaj.

“Doku Fest” është një festival ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër që mbahet në qytetin e Prizrenit, dhe mbahet çdo vit gjatë muajit gusht.

U themelua në vitin 2002. Që atëherë festivali është rritur në një ngjarje kulturore që tërheq artistë dhe audiencë ndërkombëtare dhe rajonale.

Filmat shfaqen gjatë gjithë festivalit tetë-ditor dhe shoqërohen me programe, aktivitete dhe punëtori.

Në vitin 2022, Dokufest u bë një festival filmi nominues për Çmimet e Filmit Evropian në dy kategori, film me metrazh të shkurtër dhe film dokumentar.

Related Articles