Pas takimit me Osmanin, Sorensen shkon në takim te Kurti

Pas takimit me Osmanin, Sorensen shkon në takim te Kurti

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,  Peter Sorensen po qëndron në Kosovë.

Ai ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas takimit me të parën e shtetit, ai është pritur nga kryeministri, Albin Kurti.

Vizita e diplomatit danez  që është e para, vjen si përpjekje e tij për të rifilluar dialogun mes dyja vendeve, e që ka ngecur që disa muaj.

Pas takimeve me Osmanin e Kurtin, Sorensen do të ketë takim dhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. /Gazeta Enigma

Related Articles