Kanali zyrtar i emisionit satirik ‘Logjikonomia’, nuk figuron fare në YouTube.
Kjo vjen pasi në episodin e fundit, aktorët luajtën një skeç ku imitohej kandidati i LVV-së për Mitrovicën e Jugut, Faton Peci, si dhe mënyra e festimit nga simpatizantët e LVV-së.
Shqetësim për këtë ka ngritur juristja e medias, Flutura Kusari.
“Emisioni Logjikonomia qe eshte transmetu mbreme nuk eshte me ne youtube. Jam tu provu me marr info cka ka ndiku ne mbylljen e kanalit te televizionit ne youtube. Shume shqetesuese per bese”, shkroi Kusari në një postim në Facebook.
Gjatë ditës pritet të ketë reagim nga vetë autorët e emisionit. /Gazeta Enigma
