Komuna e Pejës bënë thirrje që nesër të kufizohen lëvizjet me vetura nëpër rrugët e qytetit, kjo është arsyeja

Komuna e Pejës bënë thirrje që nesër të kufizohen lëvizjet me vetura nëpër rrugët e qytetit, kjo është arsyeja

Reshjet e 24 qershorit përveç që lanë dy viktima, kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale në qytetin e Pejës, ku janë prekur ekonomitë familjare, bizneset, bujqësia dhe infrastruktura publike.

Pas këtyre dëmeve Komuna e Pejës, konkretisht Drejtoria për Punë Komunale dhe Shërbime ka dalë me një kërkesë për qytetarët, ku bëhet thirrje që gjatë ditës së nesërme (27.06.2023) maksimalisht të kufizohen lëvizjet me vetura nëpër rrugët e qytetit.

Krejt kjo pasi do të pastrohen rrugët nga balta dhe zhavorri.

Gjithashtu, Drejtoria për Punë Komunale dhe Shërbime ka njoftuar se komuna e Pejës do të ndihmohet edhe nga Istog, Deçan dhe Gjakovë.

“Po ashtu për ndihmë na janë ofruar edhe shumë komuna tjera, për të cilën gjë ne ju jemi mirënjohës.
Andaj me qëllim të mos pengimit, mos dëmtimit eventual të veturave gjatë pastrimit të rrugëve, dhe mos krijimit të tollovive në trafik, edhe një herë kërkojmë nga ju që maksimalisht të reduktoni lëvizjet me automjete nëpër rrugët në qytet”, thuhet në njoftimin e tyre.

Related Articles