Një nga çiftet shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale padyshim janë edhe Rinori e Njomza apo të njohur tashme me si “Couple.rn”. Çifti shumicën e gjërave të përditshmërisë e ndajnë së bashku me ndjekësit e tyre.
E nuk kishte se si të mos e ndanin edhe njërin ndër lajmet më të rëndësishme të jetës së tyre. Dyshja kanë njoftuar se së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.
Kjo shtatzëni për ta duket e pabesueshme, sepse çifti kishte kaluar goxha vështirësi për të ardhur deri te ky lajm.
“Pas kësaj kohe të vështirë që patëm dhe mbajtjes së panumërt të testit negativ të shtatzënisë në dorë, ende nuk mund ta besoj. Tani zemra ime nuk është vetëm në trupin tim, sepse e jotja tani po rreh me mua. Nuk mund ta përshkruaj, ti je gjëja më e mirë që mund të na kishte ndodhur”, kanë shkruar çifti.