Bashkimi Evropian ka dënuar mizoritë e raportuara në Bucha dhe po përgatit sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.
Kjo është konsideruar “si një çështje urgjente”.
Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, bëri një deklaratë në lidhje me dënimin e vrasjeve në Ukrainë si dhe për përgatitjen e sanksioneve të mëtejshme.
“Bashkimi Evropian dënon në termat më të ashpër të mundshëm mizoritë e raportuara të kryera nga forcat e armatosura ruse në një numër qytetesh të okupuara ukrainase, që kanë tani është çliruar. Imazhet e një numri të madh të vdekjeve dhe viktimave civile, si dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile tregojnë fytyrën e vërtetë të luftës brutale të agresionit që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës dhe popullit të saj”.
LEXO EDHE: Macron thotë se duhet sanksione të reja ndaj Rusisë
“BE do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri Ukrainën dhe do të avancojë, si çështje urgjente, punën për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë”, ka thënë Borrell.
Masakrat në qytetin Bucha dhe qytete të tjera të Ukrainës do të përfshihen në listën e mizorive të kryera në tokën evropiane.
Ai tha se autoritetet ruse janë përgjegjëse për këto mizori, të kryera, derisa kishin kontroll efektiv të zones.
Borrell shprehu mbështetjen e plotë të BE-së për hetimin e GJND-së mbi krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, si dhe hetimin e OKB-së.
Ai tha se ata që janë përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë zyrtarë qeveritarë dhe udhëheqës ushtarakë, do të mbajnë përgjegjësi. / Gazeta Enigma.