Në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për të votuar lidhur me disa procedura paraprake në lidhje me votimin për zgjedhjen e dy gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta “Enigma”.
Konjufca tha se nuk pati kuorum të mjaftueshëm, duke njoftuar për një pauzë deri në 12:30.
Opozita nisi veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme të Kuvendit, pasi u refuzua që sot të trajtohet çështja e formimit të një komisioni hetimore parlamentar për rrymën. / Gazeta Enigma.