Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge i ka reaguar zëvendëskryeminstrit të Kosovës, Besnik Bislimi.
Berge ka shprehur keqardhje për gënjeshtrën që e bëri lidhur me takimin e djeshëm të tyre.
Përmes një shkrimi, Berge e falënderoi Bislimin për sqarimin e rëndësishëm, duke thënë se takimi i tyre ishte shumë i mirë.
“Faleminderit për këtë sqarim të rëndësishëm @BislimiBesnik. Më i vlerësuari. Dhe faleminderit për një takim shumë të mirë dhe shkëmbim mendimesh dje”, shkroi Berge.
Ndryshe, Bislimi para disa minutash, përmes një cicërime në Tëitter tha se i vjen keq që nuk e ka përdorur termat adekuat, ku në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’ është dashur të përdoret ‘ ne informuam’.
“Me të vërtetë falënderues për @DSGBjornBerge për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve. Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tëeet-in tim të fundit. Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhet të thotë “ne informuam”, shkroi Bislimi.