Gazetari kosovar, Halil Berisha, ka folur për herë të parë pas dëshmisë që ka dhënë Gjykatën Speciale.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka falënderuar të gjithë personat që e kanë përkrahur publikisht e privatisht.
Për pjesën e paraqitjes në Hagë, s’ka dashur të flasë shumë, por vetëm ka theksuar se stresin e presionin ia kanë larguar të gjithë ata që e kanë përkrahur.
“Për pjesën e paraqitjes n’Hagë nuk du me fol shumë. Çka du me thanë është që stresin e presionin e madh që e kam pas ma ka largu shumë përkrahja e juaj.
Mos t’harroj, faleminderit edhe për ata që kam besu e kam prit që kanë me reagu, nëse jo për diçka tjetër, me ndihmu në ndaljen e paragjykimeve, po që për arsye t’panjohura për mu, nuk e kanë thanë as edhe një fjalë”, thuhet në postimin e tij.
Ndryshe, gazetari Berusha është përgjigjur në Hagë, lidhur me konferencat për shtyp që i mbanin ish-krerët e OVL e UÇK’së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, dy krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen dhe po gjykohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës./Gazeta Enigma/
Postimi i plotë: