Vedati jonë ishte “heroi” i Mallorcas gjatë ditës së sotme.
Goli i tij ndaj Realit, i dha fitoren skuadrës së tij duke i dhënë shpresën për mbijetesë në La Liga.
Dhe “Pirati” jonë po e shijon këtë në maksimum, shkaku se pas ndeshjes ai u pa duke i dhënë një xhiro bregdetit të Palma de Mallorcas, në një video të postuar nga klubi spanjoll.
Muriqi, me golin e sotëm arriti kuotën e 19 golave, 4 më pak se kundërshtari i tij i sotëm, Kylian Mbappe.
