Një 90-vjeçar kinez është ribashkuar me djalin e tij të humbur prej kohësh pasi u rrëmbye si një foshnjë në një stacion hekurudhor 58 vjet më parë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, babai, i quajtur Luo, u ribashkua me djalin e tij, të identifikuar si Fu, tani 60 vjeç, në qytetin Zaozhuang në provincën lindore të Kinës, Shandong.
Në klip, i moshuari është duke qëndruar në një skenë të rrethuar nga vëzhguesit kur djali i tij i zhdukur papritmas shfaqet dhe e përqafon atë.
Ata përqafohen me lot ndërsa njerëzit regjistrojnë momentin.
Siç bëhet e ditur, Luo humbi “nga sytë” djalin e tij dy vjeç në një stacion hekurudhor në rrethin e Xuecheng në 1963 kur ai po priste për një tren.
Ai tha se ai lëshoi dorën e djalit të tij dhe vetëm pas pak e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull kur vuri re se vogëlushi ishte zhdukur në mënyrë misterioze.
Djali besohet të jetë rrëmbyer nga trafikantë njerëzish që e çuan në Shangai, ku ai u birësua më pas nga një çift.
Luo dhe familja e tij kërkuan Fu për vite me radhë, duke përdorur gazeta, media të tjera dhe më vonë internetin për ta gjetur.
Dhe në vitin 2015, departamenti i sigurisë publike në Zaozhuang hapi një hetim të veçantë mbi incidentin duke përdorur teknologjinë më të fundit të testimit të ADN-së në dispozicion dhe zgjeroi kërkimin në provincat e tjera kineze.
Ata përfundimisht gjetën Fu më 1 qershor pasi konfirmuan një përputhje të ADN-së midis çiftit dhe ata u ribashkuan më 8 qershor pas një ndarje 58-vjeçare.
Fu shpjegoi se iu tha nga prindërit e tij birësues se ata e morën atë në Shangai, por nuk dinin asgjë më shumë për prejardhjen e tij./Gazeta Enigma/