Payet goditet me shishe në kokë, pezullohet derbi francez

Payet goditet me shishe në kokë, pezullohet derbi francez

Futbolli francez është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë dhe shumë të errët.

Në fakt, tashmë është bërë një numër i madh i ndeshjeve në këtë kampionat kur tifozët kalojnë në sjelljë vandale ndaj lojtarëve në fushë duke i goditur ata me gjësende të forta e madje ka pasur raste edhe kur ata kanë zbritur në fushë për t’u përplasur me lojtarët.

Një incident i rëndë ka ndodhur edhe në derbin e së dielës ndërmjet Lyonit dhe Marsejës në stadiumin Olimpik të Lyonit.

Ishte sulmuesi Dimtri Payet ai i cili derisa po e ekzekutonte një goditje nga këndi është goditur me një shishë uji në kokë.

Kjo bëri që ndeshja të ndërpritej.

Related Articles