“Në shenjë respekti” një polic i Kosovës ka zbutur dënimin për një shkelëse të rregullave në trafik, nga 150 euro sa ka qenë e përcaktuar me ligj, në 40 euro.
Në një video të publikuar në rrjetin TikTok të premten gjatë ditës, polici i trafikut dëgjohet teksa i thotë shoferes “40 euro është dënimi, 20 e paguan”.
“Është dashtë 150 euro dhe dy pikë t’i hiqen lejes. Për shenjë respekti thashë hajt…”, ka vazhduar polici.
Në videon e publikuar, publikuesja “është krenuar” me këtë fakt duke shkruar “shejë respekti pra” e duke falënderuar policin.