Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me anëtarët e tjerë të kësaj partie kanë bërë homazhe në Prekaz të mërkurën, raporton Gazeta Enigma.
Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka theksuar se nderojnë sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës
“Sot, në fillimin e Ditëve të Epopesë së UÇK-së, për homazhe në Prekaz dhe Marinë, duke nderuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Lavdi”, ka shkruar Hoxhaj. / Gazeta Enigma.