PDK cakton mbledhjen e Këshillit Drejtues më 20 prill, pritet deklaratë politike

PDK cakton mbledhjen e Këshillit Drejtues më 20 prill, pritet deklaratë politike

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe organizimi i brendshëm i partisë.

Në këtë takim, të prirë nga kryetari Bedri Hamza, është vendosur që të thirret mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së të hënën, më 20 prill.

“Në këtë mbledhje, Kryetari Hamza dhe kryesia vendosën që të thërrasin mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së të hënën, më 20 prill”, thuhet në njoftimin e partisë.

PDK ka bërë të ditur se pas kësaj mbledhjeje do të dalë me një Deklaratë Politike, përmes së cilës do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e saj lidhur me aktualitetin politik.

“Pas kësaj mbledhje, PDK do të dalë me një Deklaratë Politike, përmes së cilës do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e partisë lidhur me aktualitetin politik dhe çështjet me rëndësi për qytetarët”, thuhet më tej.

Gjatë diskutimeve, është theksuar edhe nevoja për forcimin e organizimit të brendshëm dhe mobilizimin e strukturave të partisë.

“Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e organizimit të brendshëm dhe mobilizimit të strukturave të partisë për angazhim më të madh në proceset politike, në shërbim të qytetarëve dhe për adresimin e nevojave të tyre”, përfundon njoftimi.

Related Articles