Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë akuzuar Qeverinë se ka manipuluar me shifrat për zhvillim ekonomik.
Sipas tyre këto manipulime të shifrave bëhen nga kryeministri Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Në emision “Këndi i Debatit” në Tëvë 1 ku është diskutuar ekonomia në 2-vjet të Qeverisë Kurti, përfaqësues të këtyre partive kanë thënë se Qeveria është treguar e ngathët për të reaguar pas krizës ekonomike.
Arben Mustafa, koordinator i Departamentit për Financa nga PDK, ka thënë se nga kjo Qeveri është vërejtur tendencë e manipulimit me tregues ekonomikë.
“Kjo Qeveri ka treguar ngathtësi për me reagu ndajë ndryshimit të kushteve në ekonomi. Një mungesë e plotë e politikave zhvillimore ekonomike dhe me zëvendësim të subvencioneve dhe transfereve. Është një tendencë shumë e theksuar e manipulimit me interpretimin e tregueseve të ekonomisë”, ka thënë ai.
Ndërsa, Vizar Azemi nga LDK, ka thënë indikatori më i mirë i punës së kësaj qeverie është viti 2022, ku rritje ekonomike ka qenë 3.5 përqind.
“Është mirë mos me mundu me manipulu opinionin. Indikatori më i mirë i punës së kësaj qeverie ka qenë viti 2022, sepse viti 2021 është vit pospandemik. Në vitin 2022 rritjen ekonomike e ka qenë 3.5 përqind. Sot i ke parametrat që investimet kapitale për tri shtylla kryesore të këtij vendi, finaca, ekonomi, industri janë katastrofë”, tha ai.