PDK-ja konfirmon kandidimin e Nimanajt për kryetar të Istogut

PDK-ja konfirmon kandidimin e Nimanajt për kryetar të Istogut

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar kandidimin e Ali Nimanajt për kryetar të Komunës së Istogut.

“Komuna e Istogut i ka të gjitha parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Me bjeshkë e natyrë të mrekullueshme, me qytetarë punëtorë, Istogu duhet të trasnformohet në vend turistik që siguron mirëqenie shumë më të mirë për gjithë të rinjtë e të rejat, pa dallim. Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj e ka vullnetin dhe potencialin që të punoj për ndryshimin e modelit të qeverisjes në Istog”, ka shkruar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në Facebook.

“PDK do ta çlirojë potencialin e saj dhe do të hapet për tu krijuar hapësirë vendimmarrësve profesionistë të rinj, në njërën prej komunave më të bukura që ka Kosova. Ne do ta mbështesim Ali Nimanajn, për të zbatuar prioritetet e qytetarëve, për reforma rrënjësore me transparencë e llogaridhënie të plotë”.

Related Articles