Gazmir Raci, analist dhe ish-këshilltar i ish-kryenegociatores, Edita Tahiri, ka folur shkurtimisht rreth planit të BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, pasi LDK-ja i tha po këtij plani, vetëm PDK-ja mbetet kundërshtuesja e vetëm karshi kësaj teme.
“Pasiqe LDK i tha po planit te BE-se tash nuk po i kuptoje personat nen kryetarin e LDK cka po debatojne. E pranuat”, shkroi ai në Facebook.
“PDK mbeti kundershtuesja e vetme”, tha ai, para takimit mes Kurtit dhe Vuciqit që do të mbahet në Ohër, javën tjetër.