PDK-ja reagon pas mbylljes së votimit

PDK-ja reagon pas mbylljes së votimit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas mbylljes së votimit, teksa ka shprehur optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve,shkruan Gazeta Enigma.

“I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm. Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimistë,” ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo shtoi se pas përfundimit të zgjedhjeve, fokusi i PDK-së do të jetë tek puna për të bërë Kosovën më të mirë.

Sipas gjitha sondazheve të publikuara PDK-ja ka shënuar ngritje në përqindje duke dal partia e dytë më e votuar në vend.

Related Articles