“PDK-ja s’e voton asnjë kandidat që ka qenë ministër”

“PDK-ja s’e voton asnjë kandidat që ka qenë ministër”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka ripërsëritur se partia e saj “nuk e voton asnjë kandidat për kryetar Kuvendi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje”, që ka ushtruar funksionin e ministrit, raporton Gazeta Enigma.

“PDK e ka bërë të qartë qëndrimin e saj rreth konstituimit të Kuvendit. Nuk e votojmë asnjë kandidat i cili ka ushtruar funksionin e ministrit, kemi ofruar kompromis ndonëse nuk na është kërkuar, për hir të zhbllokimit të situatës”, theksoi ajo.

Ajo u deklarua edhe për takimin Kurti – Limaj.

“Takimet mes liderëve, përfshirë edhe atë të së shtunës, do të ishin të dobishme sikur të kishin sjellë rezultat”.

Related Articles