PDK ka shpenzuar mbi 220 mijë euro brenda tre muajve

PDK ka shpenzuar mbi 220 mijë euro brenda tre muajve

Janë publikuar shpenzimet tremujore të partive politike në Kuvend, për muajt korrik-shtator të këtij viti, shkruan Gazeta Enigma.

Partia Demoktratike e Kosovës (PDK), për 3 muaj gjithsej ka shpenzuar 220,660.77 euro.

Shpenzimet në paga nga kjo parti janë 106,339.52 euro.

Ndër to shpenzimet në fushën e marketingut janë 32,770.05 euro.

Kurse, ky subjekt politik ka pranuar donacion dhe kontribute me një shumë prej 21,600.00 euro.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Raportet tre mujore, që përfshijnë periudhën korrik – shtator 2025, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: KLIKO

Related Articles