Partia e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, PDK, po kërkon dorëheqjen e ministrit Xhelal Sveçla, raporton Gazeta Enigma.
Kjo kërkesë vjen pas vdekjes së dyshimtë të 27-vjeçarit Agon Zejnullahut nga Lipjani.
LEXO EDHE: Sveçla qesh, kur pyetet nëse do jap dorëheqje pas vdekjes së dyshimtë të 27 vjeçarit nga Lipjani
“Ne kërkojmë përgjegjësi për këtë ngjarje tragjike që na tronditi të gjithëve. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, si aktor i papërgjegjshëm politik dhe ligjor,” tha Gruda nga Kuvendi i Kosovës. / Gazeta Enigma.