PDK lidh koalicion me AAK, GIG dhe Pokret Za Gora për balotazhin e Dragashit

PDK lidh koalicion me AAK, GIG dhe Pokret Za Gora për balotazhin e Dragashit

Kryetari i Dragashit, njëherit kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune edhe për një mandat, Shaban Shabani sot ka bërë koalicione parazgjedhore me tri parti për garën e balotazhit të Zgjedhjeve Lokale.

Shabanin më 14 nëntor do ta mbështesin AAK, si dhe partitë e minoriteteve GIG dhe Pokret Za Gora.

Në raundin e parë të zgjedhjeve kandidati i AAK-së për kryetarë të Dragashit kishte marrë 2.05% të votave derisa dy partitë tjera minoritare nuk kishin pasur kandidatë për kryetarë të komunave.

Në garën për asamble komunale, AAK në Dragash ka marrë 2.5% të votave duke fituar një asamblist, derisa GIG ka marrë 1.8% të votave ndërsa Pokret Za Gora 1.72%.

Ditë më parë në këtë komunë qendra e LVV-s në Dragash kishte njoftuar mbështetjen për kandidatin e LDK-së.

Në balotazhin e Dragashit në garë janë Bexhet Xheladini nga LDK dhe Shaban Shabani nga PDK.

Related Articles