PDK: Peci ka finalizuar një ndër marrëveshjet më të dëmshme dhe skandaloze për interesin publik

PDK: Peci ka finalizuar një ndër marrëveshjet më të dëmshme dhe skandaloze për interesin publik

Naim Ismajlinga PDK ka folur të hënën akuzoi ministrin e Bujqësisë, Faton Peci i cili sipas tij e ka shkelur Ligjin për Pronën Publike, ku parashihet që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe atë jo më shumë se për 15 vjet, përveç në rastet kur merret vendim në Kuvend.

“Ministria e Bujqësisë, nën drejtimin e ministrit Faton Peci, dhe me aprovimin e Kryeministrit Albin Kurti, ka finalizuar një ndër marrëveshjet më të dëmshme dhe skandaloze për interesin publik, dhënien me qira të një impianti publik me vlerë mbi 10 milionë euro për vetëm 30 mijë euro në vit, për një periudhë 20 vjeçare, ndërkohë që kompania përfituese përfiton subvencione mbi 3.2 milionë euro në vit”, tha ai në konferencë për media.

Tutje ai thotë se “Kompania është shpërblyer me fabrikën publike me të gjitha pajisjet moderne, 6 kamionë të mëdhenj, gjeneratorë, cisterna gazi etj, subvencionim vjetor prej 3.2 milionë euro, i garantuar pa konkurrencë, për 20 vite, gjithsej 64 milionë euro para publike. E gjithë kjo është realizuar pa respektuar as Udhëzimin Administrativ nr.04/2025, neni 15 pika 2, që rregullon subvencionimin për përpunimin e nënprodukteve shtazore dhe Rregulloren (QRK) Nr. 03/2025 për dhënien me qira të pronës publike, ku kërkohet përshkrim i pronës, çmim fillestar, kriteret e pjesëmarrjes dhe transparencë në shpallje”, njoftoi ai.

PDK kërkon nga organet kompetente hetimin e ministrit Peci dhe zyrtarëve të AUV-it për përfshirje në keqpërdorim detyre dhe shpërdorim të pasurisë publike, si dhe shfuqizimin e menjëhershëm të kontratës dhe kthimin e pronës publike nën administrim të ligjshëm.

Related Articles