Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se të enjten është caktuar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës dhe aty do të diskutohet edhe për gjendjen në sektorin e arsimit i cili është vështirësuar shkaku i pandemisë.
Thotë se do të kërkoj sqarime nga Ministrja e Arsimit për disa çështje.
“Viti 2020 dhe 2021 ka qenë një vit i vështirë për arsimin në Kosovë ka qenë vite të humbura për 320 mijë nxënës. Qeveria e kaluar por edhe e tanishmja nuk kanë marr asnjë masë që mësimi online të jetë efektiv poashtu mungojnë edhe vaksinat për mësimdhënësit. Poashtu do të diskutojmë edhe për çështjen e mbulimit të shpenzimeve për komunat në Veri” ka thënë ai.