Partia Demokratik e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në orën 13:00, teksa arsyeja s’është bërë e ditur.
Thirrja e kësaj konference vjen pas rënies drastike të Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit.
Ndryshe, Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.
Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij, më 2 maj, në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Kosova renditet më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.